Overview

Specialist/e Prokurimesh Junior (T&XH SHPK) Jobs in Tirana, Tirana, Albania at ASEL Albania

Title: Specialist/e Prokurimesh Junior (T&XH SHPK)

Company: ASEL Albania

Location: Tirana, Tirana, Albania

T&XH sh.p.k kërkon të zgjerojë ekipin me një Specialist/e Prokurimesh Junior, i/e cili/a do të mbështesë proceset e blerjeve dhe furnizimeve për projektet e kompanisë.

Pozicioni është i përshtatshëm për kandidatë me eksperiencë fillestare në prokurime, logjistikë ose administrim operacional, të cilët dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në sektorin e ndërtimit.

Detyrat

  • Koordinon kërkesat për materiale dhe furnizime nga projektet e kompanisë.
  • Kërkon dhe krahason oferta nga furnitorë vendas dhe ndërkombëtarë.
  • Ndjek procesin e porosive, furnizimeve dhe afateve të dorëzimit.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me furnitorët dhe departamentet e brendshme.
  • Përgatit dhe administron dokumentacionin e blerjeve dhe furnizimeve.
  • Kontrollon dokumentacionin përkatës të porosive, faturave dhe kontratave.
  • Regjistron dhe mirëmban të dhënat e blerjeve në sistem.
  • Mbështet proceset e tenderimit dhe vlerësimit të ofertave.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
  • 1–2 vite eksperiencë në prokurime, blerje, logjistikë ose pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të mira organizative, negociuese dhe komunikuese.
  • Aftësi për të punuar me disa procese paralelisht.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe korrektësi në dokumentacion.
  • Njohuri të gjuhës angleze minimumi niveli B2.

Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca në sektorin e ndërtimit.
  • Eksperienca me materiale ndërtimi dhe furnitorë teknikë.
  • Njohuri të proceseve të importit dhe logjistikës.

Çfarë Ofrojmë:

  • Mundësi zhvillimi profesional në një kompani në rritje.
  • Përfshirje në projekte të rëndësishme ndërtimi.
  • Trajnim dhe mbështetje nga ekipi i prokurimeve.
  • Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 800 MB.